Durmishi tregon nëse Kurti i mblodhi aktivistët për ta rrahur Dardan Molliqajn

25.01.2018 19:30:58
Pas deklaratave të mbrëmshme të ish sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje ka regjur, ish drejtori i Komunës së Prishtinës, Hysen Durmishi, i cili tashmë është rreshtuar me Albin Kurtin.

 

Durmishi është përqendruar kryesisht tek pjesa, ku Molliqj tha se “Albini kishte sjellë aktivit të më rrahin”. Sipas, Durmishit, Molliqaj gënjen, pasi aktivistët ishin grumbulluar që ta mbronin Kurtin nga arrestim i policisë.

Ndërkohë, ia ka përmendur edhe “Devollët” e gazetarin Baton Haxhiu.

Ish drejtori i Komunës së Prishtinës, i cili u la jashtë kabinetit komunal nga Shpend Ahmeti, ka bërë një serë akuzash në drejtim të Molliqajt, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni potimi e plotë të tij:

Dardan, kështu si po flet, duket se e ke nda mendjen me e luftu Vetevendosjen, pa perzgjedh mjete, njejte si pdk-ja. Por ke lirine e zgjedhjes dhe askush nuk ta heq.

Edhe lirine e rrenes e ke. The nuk deshi Kurti me me lene me u be deputet, ja ku je deputet, the i thirren aktivistet me me rrehe, aktivistet po tregojne se jane mbledhe per me mbrojte Albinin nga urdher arresti, plus kerkush nuk ju ka rrehe.

Ke dy tre muaj qe takon njerez te Vetevendosjes (se ti s je me nje prej tyre) dhe i thuaj “nuk eshte mire me u rrehe aktivistet”, nderkohe qe nonstop shani e shpifni e provokoni vec me qellim me ju rrehe dikush e me u vetepromovu. Sepse veteviktimizimi ka mbet rruga e vetme me u promovu, nuk keni as ide, as vlera, as organizim.

Jeni ka luteni Albini me ju perjashtu qe me thone kqyre Albini diktator. Nuk ka me ju perjashtu Albini, vete keni me dale prej Levizjes, me koken ulur, ne rrugen qe jau shtroi Batoni e Devollt.

Jeni ka luteni qe me e shti Shpendin kunder Albinit, kur krejt e dime cka ke thone ti per Shpendin, e qysh lujshe pikado me kliken te Miqt gjate gjitje fushates, pasi e deshtove Gjakoven e Ferizajin me sabotim nga brenda.

Po t ka thone Albini se po ndikohesh nga Batoni. Dhe ka pas te drejte, se je tu i perdor argumentet e njejta me Kadri Veselin kur po sulmon Vetevendosjen. Edhe Kadrija njesoj si ty flet per incizime e video. Nxirri krejt cka ke, askush nuk tutet prej teje.

E sa per debat qe po kerkon, Albini eshte kryetar i subjektit, ai del ne debat vec me ate nivel perfaqesimi, pra me kryetare te subjekteve te tjera. Ose del me analiste apo eksperte. Ti ekspert nuk je, analist jo se jo, e kryetar nuk kane me te bo kurre se je njeri qe ke tregu aftesi vec me shkaterru, e jo me ndertu.