Durrës, 700 kg hashash në port

28.11.2016 14:53:26

Një sasi prej 700 kg kanabis sativa është gjetur e fshehur në një automjet me targa shqiptare në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave të para, makina i përket një firme fasone që po dërgonte produktet e veta në Itali.

Mësohet se shoferi është shoqëruar në polici.