28 Nëntori në botë

28.11.2016 14:50:54
28 Nëntori, festa jonë kombëtare është festuar anë e mbanë botës.

Ministria e Jashtme na sjell nëpërmjet një galerie fotosh festimet e ndryshme në Francë, Suedi, Turqi, Emirate, Itali, Kanada, Holandë, Greqi, Austri, Izrael, Maqedoni, Bruksel, Slloveni dhe Danimarkë etj.

Në disa prej ambasadave janë organizuar pritje nga ambasadorët për të festuar këtë ditë, ku kanë marrë pjesë figurat e njohura të këtyre vendeve.

Në Suedi, nuk ka munguar edhe vallja shqiptare, ndërsa një statujë në Bruksel e kanë veshur me kostum popullor fëmijësh.