Durrës, vetëplagoset punonjësi i policisë

27.12.2016 10:48:54

Një punonjës policie është vetëplagosur mëngjesin e sotëm me armën e tij të shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në fshatin Kamberas të Durrësit, ku shtetasi me iniciale H.D. është plagosur në banesën e tij.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbulimin e motiveve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.