Tentim vrasje me revole në Prishtinë

27.12.2016 10:54:57

Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë një person ka shtënë me revole në drejtim të një personi tjetër me qëllim që ta vrasë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK

“Rr.Ymer Aliu, Prishtinë, më 26.12.2016-19:46h.  Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar për shkaqe të panjohura ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”-thuhet në raportin e policisë.