Dushko Markoviq: Shpresojmë që Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s

03.08.2017 09:32:19

Suksesi i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë për përparim të Maqedonisë është motivim për rajonin. Kapacitetet e Qeverisë për t’i përpunuar reformat e nevojshme janë të dukshme. Shpresojmë se edhe Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e NATO-s, theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq gjatë takimit bilateral me kryeministrin Zoran Zaev para fillimit të Samitit në Podgoricë.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri malazez theksoi se Mali i Zi ka ndarë përvojë të rëndësishme dhe se ka ndryshim të madh në interesin e investuesve të huaj për investim në Mal të Zi pasi që shteti u bë anëtare e NATO-s.