Dy-vjet-nga-miratimi-gjykates-speciale

03.08.2017 09:15:38

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim Deputetët e Kuvendit të Kosovës, dy vjet më parë, pikërisht më 3 gusht kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, që kësaj radhe i hapen rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales. Ndërkohë, gjatë ditës ishte opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit. Por, Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.