Dy atentate më pasoja të rënda për çështjen madhore kombëtare

04.02.2019 11:10:21

 Nga Shefqet Jashari Strofci

Atentati i 31 janarit të vitit 1997 në afërsi të Vushtrrisë u organizua nga BIA-serbe me ndihmën e pakursyer të SHIK-ut të ,,Zekes’’- LPK-së, për të ia mar jeten Zahir Pajazitit, udhëheqësin vizionar dhe Komandantit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës-UÇK-së, ashtu siç u organizua dhe u krye më parë atentati afër Shtutgartit më 17 janar të vitit 1982, për ta vrarë Jusuf Gërvallën, veprimtarin dhe udhëheqësin vizionar, atdhetarin dhe intelektualin më të zotin që e kishte Lëvizja në radhët e saj.
E vranë Komandantin e UÇK-së, Zahir Pajazitin me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, që pati pasoja të njëjta për Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, siç pati pasoja vrasja e Jusuf Gërvallës për Lëvizjen tonë ilegale shumë vjet më parë. Atëherë Lëvizjen e muarën stalinistët e LRSHJ-së, për ta bërë plaçkë të Sigurimit të Shqipërisë. Ndërsa me vrasjen e Komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Adem dhe Hamzë Jasharit, ajo ra në duart e spiunëve të Serbisë dhe kompllotistëve proserb të LBDK-së, të cilët bënë komplot pas komploti për të pamundësuar të bëhet ajo ushtri e institucionalizuar e Republikës së Kosovës, që ishte kushti i parë për tu bërë ushtria më e fortë e Ballkanit.
Po ku do të lejonte Nanosi të rrezikohen interesat e grekut dhe shkaut në Ballkan, kur pararojën staliniste të LPK-së dhe enveristët karrieristë të LBDK-së i kishte ca në xhep dhe ca në dorë, dhe i thërriste herë njërën palë dhe herë tjetrën palë në Tiranë që t`ia bëjnë temenanë, por dhe për t’i marrë urdhërat që duhet t’i kryejnë, pa guxuar me asnjë fjalë ta kundërshtojnë, dhe kështu të gjorët i bëri horë. 
Pasojat e atyre vrasjeve atëherë askush nuk i ka mundur t’i parashikonte. Edhe tash vetëm njohësit e mirë të ngjarjeve dhe rrethanave që pasuan pas atyre atentateve, dinë të na tregojnë se Lëvizja jonë për çlirim dhe bashkim kombëtar qysh nga “82-shi muar ramje të fortë, u rrëzua për tokë dhe më kurrë nuk u ngrit në këmbë. Kjo ndodhi për shkak se atë e “drejtonin ” stalinistë dhe karrieristë të marrë, që ishin vegla të verbëta të Sigurimit të Shqipërisë dhe UDB-së Jugosllaveisë. 
Edhe kur shpresohej se Lëvizja shpëtoi nga kthetrat e stalinistëve dhe karrieristëve të marrë, pasi që nga ilegaliteti në legalitet të plotë kaloi, kur u formuan themelet e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, edhe kur njësitë e Ushtrisë së Kosovës në ilegalitet vepronin, pararoja staliniste e LPK-së me ndihmën e SHIK-ut, Nanosit dhe Mejdanit arritën të bëjnë komplot pas komploti në bërthamat e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, ku vrasja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitit më 31 janar të 1997 është grushti i dytë i “nokdaunit klasik”që Lëvizja jonë muar pas atentatit të Shtutgardit. Vetëm të zotët e mendjes dhe njohësit e ngjarjeve më të reja të Historisë sonë dinë të na tregojnë me fakte të shumta se njësitë ushtarake të Republikës së Kosovës kurrë nuk do të binin në duar të pararojes staliniste të LPK-së, sikur të mos kishte ndodhur kjo vrasje mizore e Zahit Pajazitit e pas pak edhe vrasja e Adem dhe Hanz Jasharit, që ranë dëshmorë dhe u bënë kurban me 20 anëtarë të familjes për t`iu dhënë zemër të gjithë shqiptarve të botës, për t’ua hequr frikën, për t’ua rikthyer shpresën në fitore, për t’ua ringjallur trimërinë dhe krenarinë kombëtare! Ata me shembullin e trimërisë së tyre të pashoq dhe shpirtin e sakrificës për t’u flijuar me gjithë familje me emrin e Zotit për ta shpëtuar Kosovën iu treguan të gjithë shqiptarëve, jo me fjalë por me vepër, se si fitohet liria, qysh çlirohet Kosova dhe bëhet Shqipëria Etnike!