Zhdukja futbollistit Emiliano Sala, babai: Nuk e besoj, është një ëndërr e keqe

04.02.2019 11:01:41

“Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe, unë jam i dëshpëruar”, është shprehur babai i futbollistit Emiliano Sala pas gjetjes së mbetjeve të avionit me të cilin ai udhëtonte. Mëngjesin e së dielës një ekip privat zbuloi mbetjet e avionit të llojit Piper Malibu, ku në bordin e tij ishte Sala dhe piloti David Ibbotson.

Babai, Horacio Sala i tha Cronica TV në Argjentinë tha se ka komunikua çdo ditë me ekipin e kërkimeve, por  ka qenë e vështirë te merresha vesh. Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianin apo avionin”.

Një anije kërkimi gjeti rrënojat në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes, sipas David Mearns, një eksplorues detar që punonte së bashku me Degën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, i cili ishte në krye të operacionit.

“Mbetjet e avionit që po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson u lokalizuan herët në mëngjes nga FPV MORVEN”, shkruan eksperti David Mearns në “Twitter”.

Avioni u zhduk nga radarët në 22 janar. Si piloti David Ibotson dhe futbollisti argjentinas kanë humbur dhe hamendësohet të kenë vdekur. Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online për të rinisur kërkimet.