Dy fjalë për mikun! -NAZMI LUKAJ!

04.02.2020 17:43:37

Nga: Tahir Cukaj

Kreshniku i pënës dhë fjalës! “Tu shoftë drita ty moj Hanë si s’ma çove ni fjalë mbramë e me hi në varr më djalë! Çou Omer e luej me Zana se ty varrin ta ruen nan! Plotë nëntë vjet po bëhen ,e mikun tim se shoh as ndiej ! Edhe sa e sa vite me duhen qê ta takoj ketë njeri , që dikur ishte edhe me mik se miku ! Tani e nëntë vjet rrugëtoj shtigjeve dhe brigjeve vetem e vetem të takoj njeriun tim më të cilin më dhjetra e dhjetra herë jemi pêrla e përqa ,por asnjëhere nuk jemi prishur ! Prap jam në rrugëtim dhe në kerkimin e tij, dhe zdue të ndalem sekerkuari! A thue mos eshtë në “Lugjet e Verdha” duke lidhur plaget si Kreshniket e dikurshem apo me ka ikur për në ” Qafen e Qyqes”, tek Smajl Arifi për të zenë pritat Cubave të Serbisë, qê ti dali zot asaj Rugove të cilen e deshi dhe dhjetra e dhjetra vargje i kushtoj më plotë lavde! Nazmi Lukaj, kudo që të jesh ,se pa të kerkuar nuk kamë për ta lenë, edhe gur s’kam për të lenë pa rrotulluar! Nentë vjet ndarje , nentë vjet plagë pêr mikun tim të penës dhe idealit. Ti trimi i penës që z’dite se ç’eshtë friga as në fushbeteja jete me ike si një erë e malit duke më lenë kujtime të embla dhe vepra tê bukura për dashurinë e atdheut dhe mikut! Me thanë se ke shkur në “Oden e Junikut” të pleqnosh me burra tê Dukagjiit se bashku me Ruzhdi Shehun dhe Skender Mulliqin,por ende smund të takova! Më thanë se jeni në Kryeqytetin tonë me Gani Tershnjakun dhe Naim Kelmendin duke përsosur vargje e Fishtës dhe Konicës , por ende smuj iu takova miku im i dhimbjeve! Por vetem një gjë e di se edhe nentë vjet jam në kerkimin e mikut dhe nese smuj takohem do shpresoj në driten e Hanës dhe ne zerin e Zanes se nje ditë kur plagët ti pastrosh dhe dhimbjet ti heqish nga shpirti se bashku me miq do jemi bashkë o Kreshniku i pënes dhe maleve! Prehu i qet miku im me plaget e Gjergj Elez Alisë, e zoti e bekoftë shpirtin tendë dhe familjen Lukaj e cila të mban ne zemer dhe ne shpirt! Ngushellime Familjes Lukaj për birin dhe intelektualin e shquar te Letrave shqipe!