Dy fshatra të Drenasit behën me rrjet të kanalizimit, Komorani me rrugë

27.06.2017 11:34:44
Në kuadër të investimeve kapitale që janë të planifikuara për t’u punuar gjatë këtij viti, përmes projeksionit buxhetor të miratuar në Kuvendin Komunal, kanë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit në fshatin Llapushnik dhe Negroc të Komunës së Drenasit, ndërsa ka filluar të realizohet edhe projekti i kanalizimit në fshatin Arllat ne gjatësi prej 2100 metra.

Kurse në qendrën e Komoranit, ka përfunduar faza e parë e asfaltimit te një segmenti si dhe po vazhdohet në punë tjera të kontraktuara që përfshinë trotuaret dhe ndriçimi, thuhet në komunikatën e komunës.

Këto janë disa nga projektet të cilat kanë përfunduar dhe kanë filluar punimet në vendbanimet e Komunës së Drenasit për interesin e përgjithshëm të qytetarëve, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë përfunduar dhe disa të tjera pritet të fillojnë gjatë këtij muaji.