Dy të dashuruar në një ekspozitë

22.04.2018 19:36:20

odor Todorov dhe Daniela Todorova nuk janë bashkë vetëm në jetë, por dhe në artin që bëjnë. Më 24 prill artistët nga Bullgaria do të hapin një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës. Todor Todorov ka sjellë “Skulptura elementale” ndërsa Daniela Todorova do të sjellë “Inovacionet në letër”.

Ekspozita e Fondacionit AMATERAS është përkushtuar Presidencës së Bullgarisë së Këshillit të Evropës gjatë 2018. Projekti është krijuar sëbashku me Ministrinë e punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadës Bullgare në Helzinki. Kolekcioni përbëhet nga dy drejtime në të cilat autorët Daniela Todorova dhe Todor Todorov punojnë me vite të tëra dhe kanë lënë një përshtypje të qëndrueshme jo vetëm në artin bashkëkohor bullgar, por edhe kanë kontribuar në zhvillimin e artit botëror dhe dialogut ndërkulturor midis Bullgarisë dhe një numër vendesh të udhëhequr nga Finlanda.

Ekspozita e paraqitur synon të tregojë dy fusha në të cilat Bullgaria ka kontribuar për zhvillimin e kulturës evropiane – risi për hapësirë urbane me një vështrim në të ardhmen dhe gjuhës simbolike e përdorur në shekuj skemash heraldike në ditët e sotme në Evropë dhe në mbarë botën.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 maj. Ndërkohë gjatë ditëve të ekspozitës dy artistët do të vijnë me ligjërata të ndryshme të hapura. Ndërkohë më 12 Prill 2018, në Sofie të Bullgarisë hapet ekspozita vjetore PAPER ART AMATERAS FOUNDATION, në Pallatin Kombëtar në Sofie, ku me ndërmjetësimin e GKK, marrin pjesë dy artistë shqiptarë që punojnë në këtë disiplinë: Adriana Marku – Sedaj me veprën “QIlimi” dhe Arbana Hajredinaj me veprën “My Head”.