Katër të lënduar nga aksidenti i rëndë në Prishtinë

22.04.2018 18:50:07

Policia e Kosovës ka thënë detaje për aksidentin që ndodhi sot gjatë ditës afër Menzës së studentëve, ku u dëmtua rëndë një veturë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë, ka thënë  se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti. Policia është duke u marrë me rastin”, tha Borovci