Suharekë/ Dorëzohet i dyshuari për kanosje me armë zjarri

04.07.2017 22:23:50

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Stacionin Policor në Suharekë i dyshuari A. B. i cili ishte në arrati prej datës 30 qershor. I dyshuari me pas i ka treguar policisë për armën ilegale të cilën e kishte në posedim e që është pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 3105734 e prodhimit kinez pa municion. Pas sekuestrimit të armës, hetuesit policorë e kanë njoftuar prokurorin e shtetit për rrethanat e rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor. Vlen të theksohet se i dyshuari ishte i përfshirë në një rast të kanosjes me ç ’rast ishte sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT M57.