Memli, je djalë i një doktori shkencash, marre me fol marrëzira!

04.07.2017 22:14:19
Nga Rexhep Kastrati
Memli, kur Milazimi ka ardhë në Prishtinë nuk e ka pas babën doktor shkence, ti po, edhe kur je marr me muzikë, babën doktor shkence e ke pas! Dhe marre si djalë i një doktori shkence me fol marrëzira! E ti goxha shpesh po flet marrëzira!
Memli, PDK kurrëkujt nuk i ka realizuar ëndrra kryeministrore dhe ti e di këtë. Ti e di se LDK i ka realizuar PDK-së ëndrra kryeministrore. PDK, edhe me shkie është bërë veç mos me i leju LDK-së kryeministrin. Më 2014 nuk patët qare pa ia dhënë kryeministrin, dhe LDK nuk pat qare pa e marr. Janë çështje të ndjeshme këto se kush e detyroi PDK-në që t’ia japë LDK-së postin e kryeministrit, dhe kush e detyroi LDK-në që ta pranonte postin e kryeministrit. Dhe ti e din mirë se as PDK nuk ka dashur t’ia japë LDK-së postin e kryeministrit, e as LDK nuk ka dashtë me e marr bash me dëshirë.
Çifti i Vjosës dhe i ndonjë mjerani tjetër e di mirë si e ka marr LDK postin e kryeministrit, por me qëllim e keqpërdorin këtë për të zezë të LDK-së dhe të vendit. Dhe ti e di pse e bëjnë këtë.
E PDK desh plasi nga inati që u detyrua t’ia jepte LDK-së kryeministrin. Edhe partitë tjera desh plasën pse LDK e mori postin e kryeministrit. Dhe nuk lanë gjë pa bërë derisa e rrëzuan Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Ishit gati ta digjni shtetin, Memli.
Dhe kjo për çiftin tënd që je djalë i një doktori shkence, është e rëndë, shumë e rëndë, se një djalë i një doktori shkence duhet të udhëhiqet nga parimet më të larta të intelektualizmit politik dhe të interesave të vendit.
Memli, bëhu djalë i mirë dhe sillu së paku, si djalë i një doktori shkence, e mos fol më marrëzira që nuk i flasin as fëmijët.