Vrasje në Kumanovë, burri vret gruan

04.07.2017 22:12:05

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen afër Xhamisë së qytetit të Kumanovës.

Agjencia e lajmeve INA mëson se një person e ka vrarë bashkëshorten e tij për motive të cilat akoman nuk janë zbardhur nga organet e policisë.

Policia ka kryer ekspertizën duke bllokuar rrugën ku ndodhi ky akt makabër. Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se do të dal me detaje dhe hollësi lidhur më këtë rastë të rëndë, që ka tronditur kumanovarët.