Tankset serbe për skenarë ukrainas, apo dhuratë për një ushtri të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe?

02.04.2018 11:02:20

Nga Rexhep Kastrati

Një video ku shihen tankse serbe drejt Kosovës, është ndër ato videot që nxjerr zbuluar keqbërjet e rënda që po i bëhen Kosovës. Dhe janë këto tankse që kanë për qëllim të bëjnë të mundur të realizojnë skenarë të ndryshëm, duke mos përjashtuar as skenarë ukrainas, pra aneksimin e veriut, sikurse Rusia që ka aneksuar Krimenë.

Këto tankse, në fakt kanë konfirmuar kërcënimet e mëhershme të Aleksandër Vulinit për sulm ndaj Kosovës, por edhe deklaratat e Aleksandër Vuçiqit për gatishmërinë e dërgimit të ushtrisë me rastin e filmit me Gjuriqin.

Është e qartë se të gjitha këto kërcënime që janë pasuar apo paraprirë nga kolona tankesh drejt kufirit me Kosovën, mund të jenë arsyeja e vërtetë e trazimit në nivelet më të larta institucionale të shtetit të Kosovës.

A janë në kufi me Kosovën, apo janë futur në territorin e Kosovës? Cili është midioni i tyre? Të realizojnë skenarë ukrainas në rast eskalimi të situatës, apo të jenë dhuratë e Serbisë për ushtrinë serbe që do të mund të formohej në kuadër të Asociaiconit.

Duhet të kujtojmë se më 2014, lista “Srpska” kishte kërkuar që një strukurë e veçantë në kuadër rë FSK-së të ishte vetëm për serbët, si dhe zëvendëskomandantin e FSK-së, kërkesë të cilën e kanë përsëritur herë pas here.

hashim Thaçi, me gjasë kishte pranuar këto kushte të listës “Srpska”, dhe mbi këtë bazë mund të jenë marrë konsensusi i saj për transfomimin e FSK-së në FA, por edhe me kushtin që të hiqet emrëtimi “Republikë”, të cilën serbët nuk e njohin.

Fakti se Hashim Thaçi ka negociuar me Vuçiqin nismën ligjore për FSK-në, por jo me kryeministrin Mustafa dhe me aleatët tanë në krye me SHBA-të, është një argument shtesë se Thaçi ka qenë, dhe mund të jetë i gatshëm edhe më tej që në kuadër të Asociaionit, të jetë një strukurë ushtarake që do t’i përgjigjet presidentit të Asociaionit, sipas modelit të policisë, apo edhe më shumë.

Pra, është e qartë se tankset serbe nuk janë thjesht vetëm armë, por edhe mjete që nxjerrin zbuluar qoftë synimet aneksioniste të Serbisë, qoftë pazaret e fshehta që mund të ketë bërë Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqi që bazën e kanë që më 2013 kur është arritur Marrëveshja e 19 prillit të atij viti, dhe në vazhdimësi.

Ajo që mbetet të shihet, sjellja e KFOR-it, i cili është i vetmi institucion që garanton mbrojtjen e Kosovës nga sulmet e jashtme dhe që në fazë të caktuar, garanton edhe sigurinë e brendshme.

Kur kërkohej ndërhyjra e KFOR-it për të garantuar stabilitetin, më 2016, ishte bërë e qartë se nëse KFOR do të ndërhynte për këtë çështje, atëherë gjendja kthehej në vitin 1999.

Pra, të gjithë skenarët janë në lojë dhe mbetet të shihet si do të zhvillohen ngjarjet. Mënyra e vetme për t’u realizuar skeanrët ogurzinj për Kosovën është destabilizimi i saj, konflikti qoftë brendaetnik qoftë ndëretnik, që mund të prodhohen nga papërgjegshmëria e klasës politike të Kosovës, e cila është futur në një humbëtirë sterrë dhe tragjike për Kosovën.