Sot përkujtohen të rënët e 81-ës, Asllan Pireva e Naser Hajrizi

Sot përkujtohen të rënët e 81-ës, Asllan Pireva e Naser Hajrizi

02.04.2018 11:06:27
 Me rastin e 27-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981, të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, sot më 2 prill, në ora 12.00, do të bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Homazhet do të mbahen te vendi i rënies, pllaka përkujtimore afër objektit të Qeverisë, ndërsa më pas do të vazhdohet te varret e dëshmorëve në lagjen Arbëria, në Prishtinë.