Dy të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

26.10.2016 22:05:00

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën lokale fshatin Bukosh–Vushtrri, dy persona janë lënduar.

Aksidentin, në të cilin janë përfshirë dy automjete, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident ishin e përfshirë dy vetura civile, derisa shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e njërit nga drejtuesit e veturës, i cili nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës. Dy të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, më pas janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka deklaruar për portalin Veriu.info, zyrtari për informim publik në Drejtorinë rajonale të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.