Dy të prekur me koronavirus janë në gjendje të rënë

29.04.2020 08:50:13

QKUK ka njoftuar se dy nga 36 pacientë që po trajtohen në Infektivë janë në gjendje të rëndë.

Deri më tani në Kosovë janë 790 persona të prekur me koronavirus, ndërkaq 36 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas njoftimit, 28 pacientë janë në gjendje stabile, 7 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 29/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 51 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 36 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon:

Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,

  • 28 raste janë në gjendje stabile,
  • 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
  • Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.

(Raporti nga: Dr. Sadije Namani).