10 rastet e sotme me COVID-19 janë nga katër komuna, prin Kamenica me pesë raste

28.04.2020 22:33:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 250 mostra dhe prej tyre 10 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga katër komuna të Kosovës, ku prinë Komuna e Kamenicës me pesë raste (të pesë rastet janë nga fshati Poliçkë.

Nga Komuna e Vitisë janë  tri raste (tre të infektuarit janë nga fshati Ramjan) dhe nga një rast në vendbanimet  Mollopolc të Shtimes dhe  Rahovec, përcjell Telegrafi.

Sot janë shëruar edhe tridhjetë 31 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 790 persona janë infektuar, 232 të shëruar dhe 22 të vdekur, si pasojë e coronavirusit të ri.