Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

27.11.2016 15:17:29

Në Prishtinë një person është dërguar në Qendrën emergjente pa shenja jete. Njësitë e forenzikës në vende ngjarje kanë gjetë dhe konfiskuar një revole me tetë fishekë dhe një gëzhojë.

Një serbe e moshuar nga Zubin Potoku është gjetur e vdekur në afërsi të urës së lumin Ibër. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia.