Vdekja e 18-vjeçarit në Vlorë, Ristani: Rama përgjegjëse për mungesën e infrastrukturës

27.11.2016 15:12:56

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar pas vdekjes së një 18-vjeçari në një aksident mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku makina e të cilën ai udhëtonte ra në një gropë të hapur në kantierin për ndërtimin e Lungomares, në afërsi në Ujit të Ftohtë.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Ristani akuzon qeverinë e Edi Ramës për mungesë të sinjalistikës. Ristani ka akuzuar Ramën se e mori pushtetin për të shijuar udhëtime luksi në vendet e botës, ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varferia, mjerimi, papunesia shtohen

“Lungomarja e ferrit per vlonjatet gjate sezonit turistik eshte kthyer ne lungomaren e vdekjes.
Nje i ri humbi jeten dje aty, per shkak te nje grope ne lungomare dhe ne vend qe, qeveria e Edi Rames te mbante pergjegjesi per mungesen e sinjalistikes, per punimet qe vazhdojne pa fund e jane kthyer ne makth per qytetaret, per gropat qe le pas kudo, rend tua kaloj, siç ben gjithmone, pergjegjesin te tjereve, fajin tek viktimat.

Ndersa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varferia, mjerimi, papunesia shtohen, Edi Rama vazhdon te shijoje qejfet e tij nga New Yorku ne Paris nga Milano ne Mynih.
Sot çdo shqiptar e di qe Edi Rama e donte pushtetin per veten e tij, per te rendur pas suksesit te munguar si piktor, per te blere bileta mijera dollareshe per te ndjekur ndeshjet e NBA ne Majami, vizitat ne stadiumin e Bajernit te Munihut apo pazaret ne dyqanet me shtrenja te botes”, shkruan Ristani.