Dy vjet burg për Anjeza Shabanin, rrahu fëmijën 3 vjeçar

24.11.2016 14:41:26

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin me 2 vjet burg për Anjeza Shabanin.

Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”,  rrahu barbarisht një fëmijë 3 – vjeçar, video e cila u transmetua në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Denoncimi i dhunës ishte bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të hetuar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.

Shabani akuzohet për “keqtrajtim të miturish”.