Thaçi uron amerikanët për ditën e falënderimeve

24.11.2016 14:30:17

Në ditën e Falënderimeve, presidenti Hashim Thaçi i ka uruar qytetarët e Shteteve të Bashkuara.

Në profilin e tij në Facebook, për nder të kësaj dite, ai ka përmendur ushtarët, qytetarët e diplomatët amerikanë që kanë ndikuar në shtet-bërjen e Kosovës.

Përveç kësaj, ai edhe një herë ka shprehur se shteti i Kosovës dhe kosovarët, do të jenë mirënjohës për atë që amerikanë kanë bërë për ta.

“Në ditën tradicionale të falënderimeve, kujtojmë kontributin e ushtarëve, diplomatëve dhe qytetarëve amerikanë që kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe tani, SHBA-ja është mbështetësi kryesor në forcimin e shtetit tonë, në zhvillimin ekonomik dhe në integrimin në struktura euroatlantike. Populli dhe institucionet e Kosovës, përjetësisht do të jenë mirënjohës për këtë mbështetje”, ka shkruar Thaçi.