Dyshimet për shkaqet e tragjedisë ajrore…

30.11.2016 18:49:37

Ndjenja e shokut dhe keqardhjes përzihen dhe shtohen me kalimin e orëve. Misteri mbi aksidentin e aeroplanit që të mekurën i dha tragjikisht fund përrallës së Chapecoense mund të zbulohet së shpejti. Skuadrat e shpëtimit kanë rigjetur kutitë e zeza të avionit që u rrëzua pak kilometra nga Medelin. Bilanci përfundimtar është 75 të vdekur, mes të cilëve 20 gazetarë, 8 drejtues, 17 anëtarë të stafit teknik dhe 19 lojtarë, si dhe 6 të mbijetuar, (dy anëtarë të ekuipazhit , 3 lojtarë dhe një gazetar”.

Tani mbeten për tu kuptuar shkaqet e tragjedisë. Dy janë hipotezat për momentin, një defekt elektrik, ose me më shumë mundësi, mbarimi i karburantit. Ndoshta mund të jenë disa shkaqe të ndërthurura pasi në bazë të informacioneve dhe të dhënave të mbledhura deri tani, dihet që pasi kishte lëshuar një sinjal alarmi për probleme në impiantin elektrik, fluturimi 2933 i shoqërisë lamia, pa ti refuzohej kërkesë për ulje me prioritet para programit. Aeroplani që transportonte Chapecoensen mund të ketë mbaruar karburantin në pritje për të marrë miratimin për uljen. Kjo është një hipotezë që përforcohet pas faktimit të shpejtësisë së ulët me të cilën udhëtonte aeroplani të regjistruar nga Kulla e kontrollit të Medellin para përplasjes , si dhe mungesa e një shpërthimi në momentin e impaktit. Gjithsesi është ekzaminimi i kutive të zeza ai që do të japë përgjigje më të qarta mbi dinamikën e tragjedisë.

Nuk kanë munguar dyshimet ndërkohë edhe nëse aeroplani ishte i përshtatshëm për të tilla distanca, pasi ish futbollisti i Livornos, Miguel Borja, sot sulmues i Atletico Nacionakl, bëri të ditur se kishte udhëtuar me atë aeroplan duke përjetuar një makth të vërtetë pasi bëhej fjalë për një aeroplan të vogël që ishte i detyruar të bënte disa ulje për tu furnizuar me karburant.

Ndërkohë klubi në zi, bëri homazhe për viktimat, në monumentin simbol të qytetit, statujën e “Movimento do Desbravator”, u vendos një perde e zezë, ndërsa mijëra tifozë u bashkuan në rrugë duke kënduar kore për lojtarët që humbën jetën, para se të bashkoheshin në Arena Conda që u mbush plot e përplot. Federata argjentinasi dhe klubet ndërkohë bënë të ditur se kanë vënë në dispozicion shitjen e lojtarëve të tyre për të kobntribuar në rindërtimin e një skuadre që do të nderohet në kujtimet e të gjithëve.