Dyshohet për sulm terrorist në Gjermani: Të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

01.12.2020 19:56:33

Dy persona janë vrarë dhe 30 njerëz u plagosën pas goditjes nga një veturë në në qytetin Trier të Gjermanisë gjersa një person u arrestua, njoftoi policia.

RTL raporton se sipas informacionit të tyre, një helikopter po qarkullon mbi vendin e aksidentit, dhe shkolla afër është e mbyllur dhe ndjek protokollin në rast të një sulmi të mundshëm terrorist.

Policia tha se i personi i arrestuar është një 51-vjeçar nga rrethi i Trier-Sarburg.

“Ambulancat nga e gjithë rajoni po na ndihmojnë. Detyra jonë e parë tani është t’i bëjmë njerëzit të sigurt”, tha kryetari i komunës së Trierit, Wolfram Leibe.

Po ashtu një nga dëshmitarët okularë tha se një “Range Rover” hyri në zonën e këmbësorëve me shpejtësi të madhe dhe se “i hodhi njerëzit në ajër”.