Dyshohet se u hodh nga kati i tretë, humb jetën 64-vjeçari në Pogradec

24.02.2019 21:10:10

Një 64-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën në spitalin e qytetit, ku kishte shkuar i dëmtuar për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia bën me dije se shtetasi J.J. dyshohet se ishte hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, për shkak të gjendjes depresive, përcjell tch.

Ndonëse mbërriti i gjallë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën.

Policia dhe prokuroria kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.