E ata 6 maturant përqafojë Kosovë e Shqipëri, merri afër e le të thithin dije nga dijetarët tuaj…

14.06.2019 13:27:41

Historikisht Medvegja ka qenë toka e shqiptarëve e cila u nda pabesisht në Konferencën e Londrës bashkë me shumë qytete tjera të jetuara e banuara nga shqiptarët.
Por, fatin e zi e patën shumë qytete përtej Medvegjës, Sarandës, Kërçovës e Tuzit, të cilat u zbrazën me dhunë barabare direkte nga popullata shqiptare e tani janë 100% serbe, greke, maqedone e malazeze. Janë shumë banorë në ato viset përtej viseve që dikur nuk i’u larguan vendit, por i’u larguan kombit duke e pranuar fatkeqësisht asimilimin në sllavë, e sot jetojnë të varfër si para 1 shekulli në vendin e të parëve të tyre, por fatkeqësisht të sllavizuar.

Ky është fati i zi i shumë qyteteve si Nishi, Pazari i Ri, Leskoci, Vranja, Manastiri, Prilepi, Janina, Preveza e Plava e Gucia, që sot në mëngjes e në mbrëmje nuk dëgjohet asnjë fjalë e ndonjë shqiptari vendas.

Fatkeqësisht fati i zi i këtyre qyteteve po i ndjekë edhe shumë qytete tjera që mbetën nën okupimin e të huajve edhe pas lirisë 20 vjeçare të Kosovës. Kështu po e ndjekë ky fat i zi edhe Medvegjën, që dikur para 20 viteve e më tepër kishte shumicën shqiptare e tani e ka shumicën serbe.

Fotoja e 6 maturantëve të Medvegjës ishte e trishtueshme, por më e trishtuar ishte fakti publikimi i kësaj fotoje nëpër shumë medie e askush nga institucionet e Kosovës e Shqipërisë nuk doli me një reagim, dëshpërimisht.

E për vota, e për karrige ata që sot na i udheheqin institucionet paralajmrojnë ndryshim të padrejtësive historike në Luginë, e nuk dalin asnjëherë e nuk kanë dal kurrë nëpër konferenca të flasin për gjendjen e mjerueshme të shumë banorëve sidomos në Medvegjë, për shkollimin e arsimimin e pak të rinjve të mbetur atje, fatkeqësisht po përdorin ide të paqarta për të mbetur ende në paqartësi.

Nëse nuk mendoni se si t’i shpëtoni ata pak shqiptar në Medvegjë, duke hapur vende pune e duke u angazhuar drejtëpërdrejtë për të qëndruar ata pak banorë shqiptar atje, e pse jo edhe të kthehen ata që patën ikur dikur, kjo Medvegjë do ta ketë fatin e zi si qytetet fatëzeze që nuk do t’mund t’ia korrigjonit dot historinë kurrë e lere më kufijtë.

Ata 6 të rinj që sot e kanë mendjen tek arsimimi i mëtutjetshëm, fatkeqësisht e kanë mendjen edhe te kuotat e fakulteteve kosovare e shqiptare, ku janë për t’u qajt halli i ministrive të arsimit për shkak kuotave që i lënë për studentën e Luginës, e lëre më kushtet.

Por, prapë me dije apo edhe me metoda tjera demokratike e qytetare ata 6 të rinj i bien nën gjunjë shteteve amë të tyre, për të studiuar e për tu avansuar e punuar në të ardhmen për një jetë që se patën në të shkuarën. Kjo është jeta e atyre pak banorëve shqiptar të mbetur në Medvegjë, të harruar totalisht nga shteti ku jetojnë e të kujtuar herë pas here nga shtetet amë.

E ata 6 maturant përqafojë Kosovë e Shqipëri, merri afër e le të thithin dije nga dijetarët tuaj.

Nga Liridon Amidi