E dhimbshme: Nëna puthë vajzën e saj, e vë në gjumë dhe e gjen të vdekur pas disa orësh (Foto)

09.01.2017 22:37:20

Edhe pse nuk mund të ndalej duke qarë, një nënë ka rrëfyer momentin rrëqethës kur kishte puthur për herë të fundit bijën e saj njëvjeçare të cilën e kishte vënë në gjumë, për ta kuptuar disa orë më vonë se ajo kishte vdekur.

Lulaebelle Snow Hurst ka vdekur në rrethana misterioze, pasi nëna e saj Joelle Hughes e kishte vënë në gjumë në shtratin e dhomës së saj në Kent.

Hughes që ka mbetur me zemër të thyer, ka gjithashtu edhe një djalë me emrin Teddy, dhe ka përkujtuar bijën e saj në Facebook, duke postuar një fotografi të saj të cilën e ka përshkruar “Kjo është engjëllushja ime”.

Gjatë një paraqitjeje televizive, Hughes kishte përlotur gjithë bashkëkombësit e saj me rrëfimin rrëqethës për të bijën.

Ajo ka shkruar edhe disa rreshta kushtuar bijës së saj ku ndër tjera thuhet: “Jeta ime, engjëlli im, shpirti i bijës time është marrë nga ne papritmas. Ajo shkoi në shtrat për të fjetur dhe para se të përqafoja më dhuroi një buzëqeshje që kurrë nuk do ta harrojë”.

“Në shkëmbyem puthje dhe kështu ajo u kthye në krahun e majtë. Por disa orë më vonë, apo më mirë thënë atë mbrëmje e kuptova që ajo nuk po merrte më frymë. Jam munduar me çdo kusht që ta rikthej në jetë engjëllin tim, por ishte e kotë. Ajo ishte një fëmijë i përkryer që i pëlqente shumë vallëzimi dhe të luaj vëllain e madh”, thuhej ndër tjera në mesazhin dedikuar vogëlushes.

Hughes ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar dhe përkrahur që nga vdekja e bijës së saj.

Mirëpo rrethanat e vdekjes mbeten ende misterioze dhe te pakuptueshme, prandaj është hapur edhe një proces gjyqësor.