Policia inicioi rast ndajë një personi që shtiu me pushkë ajrore në drejtim të një gruaje.
Në rrugën “Vasilija Ostroskog” në Mitrovicën e veriut dje në mesditë është arrestuar një burrë serb pasi që i njëjti kishte shtënë me pushkë ajrore në drejtim të një femre boshnjake. “Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa pushka është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia në raportin ditorë.
Rasti është iniciuar për ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.






































