Mbi 1300 gjoba për një ditë nga Policia e Kosovës

02.03.2019 11:52:49

Policia e Kosovës po vazhdon me masat e rrepta kundër parregullsive në komunikacion.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shpërndarë saktësisht, 1329 gjoba në komunikacion, shkruan lajmi.net.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme kishte dy aksidente me fatalitet dhe 12 aksidente me të lënduar.

Ditën e djeshme gjithashtu janë arrestuar 21 persona, 14 prej të cilëve në mbajtje janë dërguar 14 ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Aksidente trafiku me dëme dhe pa të lënduar ishin gjithsej 28 sosh.