E kanoste ish-i dashuri, 18-vjeçarja nga Shkodra tenton të vetëvritet

12.12.2016 19:28:57

Një 18-vjeçare nga Shkodra ka tentuar të kryejë vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike. Mësohet se ajo është identifikuar me inicialet Sh.R.

E reja ka pirë mbidozë medikamentesh dhe tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, vajza prej kohësh kanosej nga ish-i dashuri, i identifikuar me inicialet A.D. 20 vjeç.

 

Mësohet se dy të rinjtë kanë komunikuar vazhdimisht në Facebook dhe dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të 18-vjeçares, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Ndërkohë ndaj 20-vjeçarit nisi procedimi penal dhe ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme.