Riyad Mahrez më i miri në Afrikë për vitin 2016

12.12.2016 19:39:23

Riyad Mahrez ka mundur konkurrencën e Sadio Mane të Liverpool duke u shpallur Futbollisti Afrikan i Vitit. Anësori i Leicester gjithashtu mundi konkurrencën e sulmuesit të Dortmund Aubameyang, Ayew të West Ham dhe Yaya Toure të Cityt. Fituesi u zgjodh nga një votim i organizuar nga BBC ku mund të merrnin pjesë tifozë nga i gjithë globi, dhe u shpall nga BBC Focus në televizionet afrikane të hënën pasdite. Mahrez, i cili ishte i vetmi lojtar i lartpërmendur që nuk ishte nominuar asnjëherë për këtë çmim prestigjioz, ishte një nga yjet e sezonit fantastik të Leicester që fitoi Premier League.

Algjeriani, i cili ka qenë një nga objektivat e Arsenal gjatë verës por vendosi të qëndronte në “King Power Stadium”, u shpall edhe Lojtari i Vitit në Premier League në fund të sezonit të kaluar. trajneri i Leicester Claudio Ranieri shprehet: “Fantastike, Riyad ka luajtur një sezon fantastik. Duam që ai të vazhdojë si një lojtar fantastik.” Mane, i cili doli në vend të dytë shënoi 15 gola në 2016 duke mbyllur mirë sezonin që i mundësoi një transferim 38 milionë euro te Liverpool. Aubameyang, i cili është fituesi i vitit të kaluar, shënoi 31 gola në 2016 deri tani dhe ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Bundesliga.

Burimi: http://telesport.al/riyad-mahrez-shpallet-lojtari-afrikan-vitit-2016/
© telesport.al