E ke ranue doren fort !

Te protestojme per gjithcka e per asgje. Vendi po shitet, ne flasim per shiun !” Rexhep Shahu

Kur ish-shokët e studimeve, ta kthejnë shpinën e ish-shoku i punës, nuk të flet!

…dhe a kemi shtyp të lirë ?

Gjithmonë kam menduar se liria është mbi të gjitha, por me shkruajt duhet të shkruajmë sipas rregullave dhe standardeve të gjuhës shqipe. Kjo na obligon të gjithëve, në Veri e në Jug të Shqipërisë, në Amerikë e në Australi. Të gjithë shqiptarët duhet ta shkruajmë shqipën drejt dhe pa gabime, ashtu qysh është vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe që u mbajt në Tiranë, më 1972.

Dje pasi e shkruajta dhe u publikua një shkrim për Adem Demaçin dhe Azem Sylën, në Bota Sot, me titull: “Një përvjetor i zymtë për Adem Demaqin dhe të ”bëmat” e pista të Azem Sylës!” (Sinan Kastrati, Bota sot,1 shkurt 2017 Në ora: 12:12) dhe në gazetën ”Lajm.co”, të njëjtin shkrim por me titull ndryshe, ”Muri e marrja dhe punësimet e ”prijësve” të personaliteteve ”shtetërore” të Kosovës” (Gazeta “Lajm.co, dat 1 shkurt 2017). në mbrëmje, ndërsa bëhesha gati me ra me fjet, telefoni më lajmëroi se ”posta” më erdhi. E hapa “kompjuterin” dhe pash se një shoku im i studimeve më kishte shkruajt në telefonin ”VIBER” një letër bukur ”të gjatë”, për telefonin tim të vogël:

I dashur “shok” po te duash, nese te “pelqen” te theme “Zoteri”. Ti e di se une kam shpirt rrebelist dhe kam qene i “padegjueshem”dhe jam akoma i till, por jam per respektimin institucional dhe zgjedjen e problemeve permes ketyre institucioneve! Jam per njohjen e vlerave dhe te mundit “argatit” qe qdo kush i ka berë ktij vendi (qoft edhe hajnave, kriminelve, budallenjeve e te tjereve….Mirpo me kryerjen e “argatit” kishte qene mire gjithkush me ja dit takatin vetit! Po kjo nuk ndodh kurkund dhe te asnje komb se nuk ka kategori njerzish “te menqur dhe budallenj” sepse “te menqurit “”te cilet shumica e tyre nuk i kane bere kurr asnje argat ketij vendi po dalin edhe me budallenje se te tjeret!!! I nderuar shok une kam lexu “Romanin” e “Mandelës” ateher kur e ke lexu edhe ti dhe asgje ne te s’ka pas ! Une edhe para lufte kam ra ne kunderthenie te hapur me idet dhe me shoket e baces! Bile u kam thene (ateher) nese e keni shok i thuani mos te fole se …dh e ka qene befasi per ta qysh … me fol ashtu!!! Po nejse jane tema te gjera keto … I kthehem shkrimit tend….mos u kap per cikrrime o Shoqi jem…punsimet….po Kosova eshte e vogel o Sinan po edhe Ti me qene qaty s`ki qare pa i punsu edhe do te njofshem pastaj kete pune e bejne te gjith, Parti dhe individ . Per nder Sinan edhe ne Zvicer bejne gjera te tilla ….Mos u merr me shkrime te gazetarucve te Kosoves ….kapu per gjera me te medha …ndoshta bashk kishim ba gjera me te medha ti e din une as ateher as tash nuk pajtohem me … edhe pse shpesh her eshte i mire …..une nuk po kam kohe me shkru , Ti bile po shfryhesh edhe pse je pak teper i ngarkuar!

Mora edhe dy letra të tjera, një nga një kusherirë dhe një tjetër nga një miku im i vjetër, poet e profesor fakulteti.

Letra e kushërirës, poeteshës së ”re” ishte e thjeshtë. Ajo më bënte vrejtje për disa gabime,gjuhësore, drejtëshkrimore që lidhen me shkronjën ”q” dhe ”ç”. Unë mendoj se kusherira ime kishte të drejtë. Thjesht, kisha gabuar. Ajo më shkruante:

Turp cfare po ndodh” dhe vazhdonte: “Verejtje: kujdes me shkronjat ç dhe q. Ata gomart e gaz…. nuk i lektorojne. Demaçi, hiç, shumevjeçar te duken cikerrime por lexuesi i vemendshem i shikon keto gjera”.

Kusherira ime më dëshiron edhe“Nate te qete e te lumte mendja kusho!” . Unë mundohëm të arsyetohem për këto “shkronja” por ajo i ka fjalët në maje të gjuhës dhe ma k`then përgjigjen menjëherë: “nuk kom as une por ne letersi keshtu njihet

nejse me fal qe te thash, naten e mire ! “

Kusherira ime më fal! Unë nga pakujdesia i kisha shkruajt gabimisht fjalët “Demaqi”, “hiq”, “shumevjeqar” , e ato duhet të shkruhen “Demaçi“hiç”, “shumevjeçar” dhe ndonjë fjalë tjetër që mund ta kem shkruajtur gabim. I kërkova falje kushërirës si dhe i kërkoj falje edhe Adem Demaçit e lexuesve për gabimet e mia. Por gabimin nuk ia fali vetit sepse kam librat në raftin tim të punës dhe nëse nuk jam i sigurt, duhet shfletuar ato, dhe patjetër duhet t‘iu bindemi atyre, si : “Drejshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1973, “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit te saj”, Prof. Androkli Kostallari, Tiranë, 1973, “Rregullat e pikësimit në gjuhën shqipe”, Tiranë, 2002,”Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1976… dhe “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, 1980. Të gjitha kanë dalë nga duart e arta të akademikëve të Akademisë së Shencave të RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Është obligim moral e duhet të bëhet edhe obligim ligjor e kushtetues që gjuha shqipe të flitet e të shkruhet sipas rregullave që dalin nga konkluzat e Kongresit të Drejtshkrimit që është mbajtur në Tiranë më 1972.

Letra tjetër, është biseda me mikun tim të vjetër në formë të dialogut:

-O miku im ….pa te keq po te pyes si tu duk shkrimi im?

-”I ranë vallahi. E ke ranue doren fort”.

-A i mungon fakti apo pse po thua ?

-“Jo, jo nuk e di per faktet, ama terminologjia
eshte e rende”.

-Po … une e paraqita pasqyren se ku i kam
marr te dhenat, pse po thua nuk di per faktet ?.

-”Une nuk i di, si lexues njeriu i lexon faktet e
tjetrit, i beson ose nuk i beson, por vete nuk i ka, sepse nuk e
ka trajtuar vete ate teme. Kjo eshte qasja ime ne cdo rast, jo
vetem ne kete rast.”

-Miku im ….ato qe i kam thënë, p.sh., për Ademin e
Azemin, jam shumë i sigurt ndërsa për punësimet në Bankën prej se
ka ardhur ai …., pas Rexhepit të Rahovecit, i kam gjet si

dokument zyrtar, 54 veta janë punësuar në Bankë. Edhe miku i Hashimit është punësuar….edhe i Xhavitit …kam fakte e ato fakte i dërgova edhe në linkun që është në fund të shkrimit, si dokument zyrtar. Tregova edhe nga kush dhe ku i kam marr.

“E kuptoj plotesisht”

-Unë nuk shpifi e as nuk rrej… ! Për mua, nëse më mungon fakti nuk e marr lapsin me shkruajt.

-“E di, e di. E kisha fjalen per tonin,
terminologjine. Une vete preferoj fjale me te buta, eshte natyre
dhe stil imi. Secili e ka natyren dhe stilin e vet natyrisht edhe
pergjegjesine e vet”.

-Po, po ngutem. Nuk po mundem me u permbajt.
Miku im i di shume sende.
Kjo po me mundon.

Kemi dhenë shumë pare e ata po luajnë K… me paret tona që i kemi ndarë nga ndihmat sociale, e në kundershtim me ligjet e vendit ku jetojmë.
Natën e mirë !

-“Permbaju sa te mundesh se fjala publike mbetet .
Naten e mire e gjithe te mirat!”

Një shoku im, bukur i mirë i kohës kur punonim si mesues më shkruajti dhe dëshiroi që të bëhemi ”shokë” në fb. Pasi ia dërgova disa nga shkrimet e mia për rrethin tonë dhe për liderët partiakë, e “ushtarakë”, ai më nuk më shkruajti. Unë nuk besoja se ai do të më ndërrojë mua për një ”kryetar” partie, komune apo post tjetër ministror.

Ai më tregoi se ka punuar si drejtor shkolle afro 20 vjet e kjo sipas meje është se ai ishte ”lidhur” me ata që unë kisha shkruajtur, shumë pak në krahasim me ato që fliten e dihen për ata.

Ai ish-kryetari i një qendre lokaliteti, tash kishte shkuar në kryeqytet. Por sa kishte “shërbye” atje, një mëhallë e kishte përzënë nga fshati ku jetonte. Të gjithëve iu kishte ndërtuar shtëpi të reja e trojet e tyre, i kishte bashkuar me truallin e vet. Sa mirë. Ai, me siguri, kështu ka me punua edhe për Kosovën.

Dhe në fund, a kemi shtyp të lirë ?

Shumë gazetarë e redaktorë shpesh m’i kanë hjekur fjalët e fjalitë edhe pse ato kanë qenë shumë të rëndësishme për mua, për vetë artikullin ose nuk ma kanë botuar shkrimin fare me të vetmen arësye se unë kam përmend emra e gazeta që ai nuk flet me ta. Nëse e kam marr një të dhënë nga një gazetë, gazeta tjetër ka kërkuar nga unë që ta heq emrin e gazetës ose të portalit se përndryshe nuk ta publikojmë shkrimin! Kështu më thonin redaktorët e gazetave në Prishtine.

Kjo ma kujton një bisedë të një profesori të fakultetit, i cili na tregonte kur e ka dërguar një studim për Këngët e LSH të Prizrenit, më 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, se si Plavën, Gucinë, Tivarin … dhe Ulqinin i ka marr Mali i Zi. Ata të ”Rilindjes” ia kanë hjek fjalën ”Lim”, në rreshtin e një një strofe të këngës dhe në vend të saj e kanë shkruajt “Lunë”. ”Limi” është një lumë i njohur në Mal të Zi.

E fillova me me një fjalë të urtë të Rexhep Shahut dhe po e mbyll kët shkrim po me Rexhep Shahun

Krimi politik, atentati ndaj vendit nis me mbushjen e parlamentit me skllever”

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, më 2 shkurt 2017