Kryeministri serb, takim urgjent me serbët e Kosovës, pjesëmarrës edhe përfaqësues të...

Kryeministri serb, takim urgjent me serbët e Kosovës, pjesëmarrës edhe përfaqësues të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe

02.02.2017 14:48:14

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot në një takim urgjent rreth orës 17:00 në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të sigurisë së Serbisë,

Sipas këtyre burimeve, aty do të marrin pjesë përfaqësues të ushtrisë serbe, xhandarmerisë serbe, BIA-s, si dhe janë ftuar kryetarët e komunave veriore në Kosovë.

Burimet më tej kanë shtuar se do të diskutohet situata aktuale e sigurisë në veri.

Mësohet se ky takim ka pasuar pas takimit të mbrëmshëm të kryeministrit Vuçiq dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa në Brukse