E kërcënuan përmes sms-ve, në oborr gjen një mjet shpërthyes

18.07.2018 13:48:24

Të hënën në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, një person ka raportuar se ishte kanosur përmes mesazheve telefonike nga persona të panjohur.

Ndërsa dje ai e kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes në oborrin e tij, e që dyshohet të ketë lidhje me rastin e kanosjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, njofton Policia e Kosovës.