E Majta: Do të propozojmë uljen e rrogave të funksionarëve shtetëror për 500 euro

09.12.2016 17:23:36

Partia ”E Majta” ka mbajtur takimet e fundit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, duke dhënë një premtim që mbase funksionarve shtetëror nuk do t’u pëlqejë.

Dimitar Apashiev tha se pas hyrjes në parlament, kjo parti do të propozojë që të ulen rrogat, si edhe heqjen e beneficioneve për funksionarëve shtetëror, pra një shkurtim të rrogës deri në 500 euro.

E Majta do të propozojë edhe uljen e deputetëve të Maqedonisë, nga 120 në 100, ose në 80.