E mbajtën sekret, kryeministri Rama zbardh takimin me Albin Kurtin në Tiranë: Zëre se drekova me Bashën!

12.03.2021 15:27:16

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e djeshme detaje mbi vizitën e Albin Kurtit dhe kandidimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Rama thekson se ka ngrënë një drekë me Albin Kurtin dhe se kjo ishte dreka e vetme që ka ngrëne me një opozitar.

“Në pamundësi për të bërë një drekë me Lulin, e bëra me Albinin. Hëngra drekë me Albinin, hëngra drekë me opozitën. Kalova shumë mirë. Nuk dua ta diskutoj më shumë këtë gjë. Meqenëse me Bashën nuk kam drekuar kurrë, së paku drekova me një opozitar. Nuk e bëra për Lulin e bëra për Albinin dhe shkoi shkëlqyeshëm.”, tha Rama.