E pabesueshme: Po “fundoset” ndërtesa 350 milionëshe (Foto)

24.10.2016 22:44:32

Kulla e Mijëvjeçarit, në San Franciso, është “zhytur” për rreth 40 centimetra, që nga koha kur ishte përfunduar, shtatë vjet më parë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërtesa 350 milionë dollarësh, me 58 kate, ka filluar gjithashtu të pjerrtësohet dhe tanimë është rreth 15 centimetra nga njëra anë.

Po sipas medieve të huaja, disa dokumente të rrjedhura autoritetet kanë qenë në dijeni të këtij fenomeni që para hapjes së saj në vitin 2009 por nuk e kanë bërë këtë gjë publike.

Inxhinierët e angazhuar për të vlerësuar këtë problem kanë thënë se nuk shfaqen shenja se një fenomen i tillë do të mund të ketë ndërprerje të menjëhershme.

w1

w2

w3

w4