“E premtja e zezë” bllokon Prishtinën (Foto)

24.11.2017 17:03:38

E njohur si “E premtja e zezë” ose “Black Friday”, kjo ditë e ka gjenezën në SHBA, në Ditën e Falënderimeve. Gjatë kësaj të premte, dyqanet gjithandej vendit bëjnë zbritje të jashtëzakonshme dhe blerësit kanë mundësi që brenda vetëm pak orësh ta shfrytëzojnë këtë zbritje.

“Black Friday” ka vite që praktikohet edhe në Kosovë. Megjithatë, kjo e premte shkakton edhe shumë kokëçarje, sidomos në trafik, shkruan lajmi.net.

Fotografitë e fundit që vijnë nga Prishtina tregojnë kaos të plotë. Bllokada në trafik është si kurrë më parë. Kjo edhe i ka zemëruar shumë shoferët.

black1blac2black2