Përfundon rinumërimi i votave për dy parti rome

06.07.2017 18:56:32

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i të gjitha votave të dy subjekteve politike: Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK)

Siç njofton KQZ, rinumërimi është përmbyllur në kohë të shpejtë, pasi bëhet fjalët për rinumërimin e votave të vetëm dy subjekteve politike.

Edhe pas rinumërimit, renditja e këtyre dy subjekteve ka mbetur e pandryshuar.