Driton Selmanaj: Largohem nga LDK-ja nëse ndodh koalicioni me PDK-në (Video)

19.06.2017 21:55:24

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka mohuar edhe një herë mundësinë e krijimit të koalicionit qeverisës me PAN-in (PDK-AAK-NISMA), pikërisht për shkak të Partisë Demokratike.

 

“Koalicioni me PDK-në është i rrezikshëm për vendin. Unë nuk jam pjesë e LDK-së nëse kjo vendos të bëjë koalicion me PDK-në”, thotë Selmanaj në Rrokum Roll të TV Rrokumit. “Në këtë fazë duhet distancimi i AAK-së dhe Nismës nga PDK”!

Ai thotë se për LDK-në do të ishte më e shëndetshme që të qëndrojë në opozitë. Ndërsa, për deputetët që koalicioni PAN mund t’i kontrabandojë për t’i arritur numrat, shton se nëse ka deputetë të tillë në grupin parlamentar të LDK-së, ata duhet të përjashtohen.