E reja dhe e vjetra gjithmonë në luftë më njera-tjetren

26.09.2018 01:07:25
 Nga Murat Shehu

Teatri kombetar eshte duke luajtur dramen “herojte e pa mposhtur” shkruar nga Edi rama dhe me regji te Erjon veliajt. Drama trajton temen e vjeter sa vete njerezimi, e reja dhe e vjetra gjithmone ne lufte me njera-tjetren. Sigurisht kuptohet se te pa mposhtur jane te dyja palet dhe konflikti ndermjet tyre perben thelbin e drames. Kjo eshte nje drame e veçante se karakteret ndrohen njeri pas tjetrit dhe nuk eshte e mbeshtetur vetem ne nje personazh kryesor. Keta jane shume dhe ndrohen sipas grafikut. Kush do te fitoje? E reja apo e vjetra? Deri tani vetem perfaqesuesit e te vjetres kane dale ne skene.

Ata brohorasin e therrasin kunder se rese qe po afrohet ne horizont. Duan ta pengojne ate me ç’do kusht, qofte edhe me jeten e tyre. Ne ndihme te tyre kane shkuar dhe partite e opozites qe e kane acaruar me shume konfliktin e drames. Tani duket sikur ky po transferohet nga e reja me te vjetren ne opozita me poziten. Drama nuk luhet ne te njejten skene. Sot per shembull do te kete interpretime edhe ne skenen e kuvendit ku e vjetra(opozita) do te perleshet me te rene(pozita) dhembe per dhembe.

Ju keshilloj ta shihni kete drame se së shperti do kthehet ne komedi, siç ka ndodhur edhe ne raste te tjera. Siç ka thene nje regjizor i hollivudit, Wdi allen, komedija eshte tragjedi plus kohe. Ose siç kane thene te tjere se shume tragjedi pas disa kohesh kthehen ne komedi. Ose ate qe perjetojme si tragjedi sot do ta perjetojme si komedi neser. Sidomos kur jane te lidhura me luften e se rese me te vjetren. Keshtu qe nxitoni te shifni tragjedine sot qe te shijoni komedine neser. Shikim te kendshem i te dy epokave. Mos harroni se nuk e kane kete fat te gjithe spektatoret. Rrofte dramaturgu, regjizori dhe te tjeret qe do te sakrifikojne jeten e tyre per te na zbavitur ne. Ok?