E rëndë në Lushnje, i riu përplas për vdekje 60-vjeçarin me biçikletë

18.07.2020 19:03:21

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.

Viktima është 60-vjeçari Lulzim Sharka i cili në momentin e aksidentit po ecte me biçikletë në aksin Rrogozhinë-Lushnje.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tip Benz është shtetasi Ervin Besholli, i cili është shoqëruar në komisariat.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.