Covid-19/ Pëllumb Pipero: Situata ka dalë jashtë pritshmërive, virusi mund të zgjasë deri në …

18.07.2020 19:04:24

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sërish pë situatën në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19.

Në Top Channel ai shprehet se edhe pse pritej, situata ka dalë jashtë pritshmërive.

“Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku.

Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha: “Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi.

Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi pra njërëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren.