E rëndë në Tiranë, vdes 28-vjeçarja shtatzënë e infektuar edhe me COVID

17.11.2020 16:57:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku raportohet se një grua shtatzënë e prekur edhe me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin COVID.

Mësohet se e ndjera, 28 vjeçaja Emanuela Dalipi, ishte shtruar prej tre ditësh në Shërbimin Intensiv të Infektivit.

E reja ishte në muajin e pestë të shtatzanisë dhe kishte përfunduar në Spital pas përkeqësimit të gjendjes nga Covid-19.

Ndërkohë që mjekët kishin ndërhyrë për t’i hequr fëmijën gruaja kishte pësuar hemorragji duke humbur jetën.