NJERIU ËSHTË ROB I PROGRAMEVE TË CILAT I MERR NGA FAMILJA, RRETHI E SHOQËRIA!

17.11.2020 13:59:11
Ahmet Asani
▪︎Mendimet nuk mund t’i ndalim, ato vijnë e shkojnë pa dëshirën tonë! Mendimet i ngjajnë burimit te pashtershëm nga i cili panderpreje buron uji! Se çfar uji buron nga një burim, nuk mvaret nga vet burimi – çeshmja prej nga del uji, por mvaret nga lloji i nëntokës, nga lloji i mbitokes, nga flora e fauna e rrethit e faktorë tjerë! Disa burime burojne ujë te pijshëm e disa t’pa pijshëm, uji i disa burimeve mund të jetë me veti sheruese, e i disa burimeve mund të jetë i dëmshëm për organizmin!
▪︎Se pse mendimet nuk mund t’i ndal njeriu eshte temë ne vete! Ne kete shkrim dua te merrem me kualitetin e mendimeve te njeriut, të cilin poashtu njeriu nuk mund t’a kontrolloj! Pra as kualiteti i mendimeve te njeriut nuk mvaret nga vet njeriu, por mvaret nga programi bazë te cilin njeriu e merr nga familja, rrethi e shoqëria!
▪︎Nga realiteti qe njeriu nuk mumd ti ndal mendimet, e as kualitetin e tyre del edhe perfundimi të cilin e kemi degjuar se “njeriu është rob i mendimeve te veta”! Se a do të burojnë nga një njeri mendime pozitive apo negative, mendime pro shkencë apo pro misticizëm, mendime pro demokratike apo pro moniste, medime pro paqësore apo pro dhunë, mvaret nga programi bazë të cilin njeriu e merr nga familja rrethi, shoqëria dhe faktore tjerë!
▪︎Shkenca thotë se programin bazë njeriu e merr nga momenti kurr fillon ti rrah zemra ne embrion, e deri me moshen rreth shtatë vjeçare! Ky program baze do ta shoqeroj njeriun tere jeten e tij! Nga ky program do te varet se çfar mendime te pandalshme do te burojnë gjatë tere jetes nga njeriu! Ky program me pas mbindertohet deri ne moshen e rinisë se hershme kur njeriu poashtu eshte i prirë lehtë të ndikohet e “hipnotizohet” dhe t’i merr gjerat “kallëp” ne nderdije engramat e ndryshme, ashtu si i thuhen e prezantohen nga familja, rrethi, nga mësuesi, arsimtari, profesori, kleri, nga libri, nga mjetet e informimit e faktorë tjerë!
▪︎Që ta kemi një gjeneratë nga kokat e të cilëve do të buronin mendime pro njerëzi, pro shqiptari, pro dashuri, pro demokraci, pro drejtësi, pro dituri, pro shkencë e pro jetë duhet te merremi vesh sot, qe ta kemi të tillë pas 40 viteve!
#Përfundim: Rezultatet e mendimeve, programeve e veprimeve të cilat kanë qenê aktuale para 40 viteve, po i shohim sot në gjithë shoqërinē shqiptare!