E tepron Sali Berisha: 600 mijë protestues në Tiranë

13.05.2017 12:02:52

Kanë kaluar vetëm 40 minuta nga nisja zyrtare e protestës së opozitës dhe kanë dalë shifrat e para mbi pjesmarrjen e protestuesve.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka shkruar se në Tiranë janë mbledhur jo pak por 600 mijë vetë.

“600 mije vete, po çahet Tirana! sb”

Kjo shifër është përforëcuar edhe nga lideri i demokratëve, Lulzim Basha i cili para protestuesve ka deklaruar se në shesh janë mbledhur 600 mijë përkrahës të opozitës dhe kauzës së saj.