E tmerrshme: E mbajtën të birin e tyre të mbyllur në kafaz për 30 vite, pasi ishte pushtuar nga “shpirti i ligë”

04.05.2017 20:42:50

Një burrë me probleme psikike nga Kina ka kaluar 30 vite i mbyllur në kafaz, pasi që prindërit e kishin mbyllur kur ishte i vogël duke u arsyetuar se djaloshin asokohe e kishte pushtuar “shpirti i ligë”.

Ky rrëfim shokues vjen nga qyteti Guangzhoi në Kinë, kur në fillim të viteve të ’80-ta, Lee Linjing së bashku me gruan menduan se “shpirti i ligë” e ka pushtuar birin e tyre, transmeton Telegrafi.

Dhe në vend se ta dërgonin në spital për shërbim, prindërit kishin kryer ekzorcizëm, duke e privuar nga liria për plot 30 vite.

Pasi është kthyer në shtëpi pa ritualit të “largimit të shpirtit të ligë”, djaloshi filloi të sillet çuditshëm, pretendojnë çifti Linjing, të cilët pastaj kishin vendosur ta mbyllin në kafaz.

Por burrin e pafat e kishin zbuluar fqinjët, të cilët e filmuan derisa po mundohej të kapte diçka me dorë brenda grilave.

Deri në moshën 12-vjeçe kishte mësuar të thotë vetëm fjalën “’nënë’”, ka deklaruar Lee duke shtuar se gjatë vitit të kaluar e kishte nxjerrë jashtë për një vizitë të shkurtër tek të afërmit.

Ky i ri aktualisht gjendet në spital për shërim, nuk di të fletë, por lëshon vetëm disa zëra të pakontrolluar, dhe ende nuk dihet se me çfarë dënimi do të përballen prindërit e tij.